KryesoreLajme

Duhen më shumë para! OBSH: 16 mld dollarë, të nevojshme për të luftuar pandeminë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se edhe 16 miliardë dollarë duhen për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lansuar nga Kombet e Bashkuara.

“Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar COVID-19; nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund koronavirusit si emergjencë globale këtë vit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20). Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe. Ai ka theksuar se në vendet e varfra ka shkallë të ulët të vaksinimit, ndërkohë që në shtetet e pasura ka vaksina që pritet t’iu skadojë afati.

OBSH ka vënë synim që 70 për qind e popullsisë botërore të vaksinohet kundër koronavirusit në mesin e këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *