KryesoreOpinion/Aktualitet

Ato forca që e prezantojnë veten në publik si Anti-Sistem në Shqipëri, dhe që janë formësuar si subjekte politike, duhet që të organizohen së bashku për të protestuar

Nga Ervin Goci

Ato forca qe e prezantojne veten ne publik si Anti-Sistem dhe qe jane formesuar si subjekte politike, duhet qe te organizohen se bashku per te protestuar.

Ato sot, minimalisht, bashke perfaqesojne deri 40-50 mije vota, me nje elektorat potencial 4 ose 5 here me shume, duke marre konsiderate njerez qe kane dekada qe nuk votojne.

Pse, megjithese ne qasje ideore te ndryshme, ato do duhet te organizohen qe te protestojne se bashku?

Gropa e pesimizmit dhe projeksioni i pergjithshem i popullsise me syte nga horizonti eshte me e forte se kauza e pjesshme e sejcilit qe mendon se do t’i ngreje i vetem perpjete zemrat e shqiptareve.

Ata harrojne qe nginja e atyre qe denoncojne, ndertohet me varferimin dhe poshterimin e perditshem te shqiptareve.

E dyta, sot eshte me e nevojshme se kurre te ndahet shapi nga sheqeri, ku te merret vesh se kush e do Sazanin, Portin e Durresit, Butrintin, per Shqiperine, dhe shqiptaret dhe kush e do per qoftelarget.

Plus qe jane dhe çeshtje te tjera kapitale, si Ligji per Referendumet, Vota e Diaspores, Ligji Zgjedhor, Minimumi Jetik qe i bashkon te gjithe palet.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

E pse te dalesh si qyqar vetem, kur jane me mijera qe mund t’i mbeshtesin keto kauza?!

E treta, ata nuk kane kunder vetem Edi Ramen, po kane kunder dhe opoziten e shitur qe i mshelet goja kur vjen puna tek familja Trump dhe te gjithe ata qe i kane kapur prej testikujsh.

Mos u genjeni qe po luftoni vetem Ramen, perballe keni nje establishment politik te koracuar prej 30 vitesh, ata nuk luftohen me senxheta.

E katerta, me shume rendesi, do duhet kuptuar qe ne zgjedhjet e pergjithshme, ata qe e quajne vetem anti-sistem do duhet te mbeshtesin kandidatet e njeri-tjetrit pa qene nevoja per t’u shkrire dhe as per te bere prostitucion politik, por minimalisht nuk mund te hyni ne lufte kanibale me njeri-tjetrin, kur Shqiperia po tretet perdite.

E pesta, dhe ata qe ndihen te tradhetuar, te pakenaqur, te paperfaqesuar nga kalbesirat 30-vjeçare e bejne tranzicionin tek e reja me kollaj kur shohin nje projekt, se sa kur shohin vetem bishta pa asnje shprese per ta tundur sistemin.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

E gjashta, te bashkuar ne disa pika themelore, mundet qe dhe shume aktore civile te paperfshire per shkak te skrupujve, do ta kene me te lehte qe t’ju ndihmojne, sepse e dine qe po i sherbejne nje alternative me potencial ku do te kete njerez me integritet te larte dhe me te ardhme shpresedhenese.

E fundit, kjo nuk pengon te ardhmen e asnje force, sepse ne fund, dihet qe nje subjekt do te kete njefare epersie mbi te tjeret – ai qe eshte me i organizuari dhe qe do perleshet me ashper me establishmentin – ama duke bere kete beteje parimore tani, ato energji qe jane akumuluar nuk do perfundojne ne plehra, por do t’i sherbejne forcimit te pozites se alternatives opozitare te se ardhmes.

Shqiperia ka nevoje tani, me vone mundet qe sejcili prej jush te tretet dhe ta humbi fuqine per fare.

As strategjikisht nuk eshte mire te jeni higjenik me njeri-tjetrin.

Rruga Press

YouTube player