Lajme

Bukën do ta blejmë më shtrenjtë/ Rritet çmimi i energjisë për furrat nga 7.9 lekë deri në 12 lekë në Shqipëri

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të ndryshojë duke u vendosur në tre fasha. Për ata që nuk kanë aktivitet shtesë vlera qëndron 7.9 lek për kilovat dhe në 9 lek për ata që prodhojnë edhe ëmbëlsira. Në rast se biznesi ka shtuar edhe bar kafe vlera rritet në 12 lekë. Ministrja Belinda balluku shprehet se për këtë kanë gjetur dakordësinë

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të ndryshojë.

Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në tryezën me përfaqësuesit e bizneseve theksoi se me skemën e re jepet një zgjidhje e plotë, por shton dhe krijimin e një tjetër ure komunikimi, që me këtë do të thotë rritje të çmimit të energjisë në kurriz të qytetarëve.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

“Sot në vend kemi më shumë se 2600 furra buke. Furrat e bukës konsumojnë 66 milionë kilovat orë në vit dhe është ndër konsumatorët më të rëndësishëm. Me të kategorizim do të zgjidhim këtë problem njëherë e mirë.”

Në tryezë u bë e ditur se çmimi për kilovat orë do të jetë ndarë në tre kategori.

“Ka një çmim që është 7.6 kilovat orë që është për ata që janë vetëm për furrë buke. 9.5 lekë për kilovat për ata që kanë edhe aktivitet tjetër si pastiçeri, ndërsa 12 lekë për kilovat do të jetë për ata që kanë një aktivitet më të zgjeruar.”

Marrëveshja e dakordësuar mes palëve tashmë do të depozitohet pranë entit rregulltar të energjisë për të miratuar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Rruga Press

YouTube player