Lajme

Asnjë në burg për dëmet e tërmetit, zvarritje hetimesh dhe zyrtarë që i shpëtuan akuzave

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2 viteve më parë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore konstatuan në terren shkelje në cilësinë e ndërtimeve, lejeve për zhvillimin e objekteve dhe abuzime të tjera.

4 prokurori, atje ku dëmet ishin më të mëdha, Tirana, Durrësi, Kruja dhe Lezha nisën hetimet.

E para ishte Prokuroria e Durrësit, që nxori urdhër-arreste për 17 persona. 9 prej tyre u ndaluan, ndërsa në kërkim u shpallën 8 të tjerë.

Personat ndaj të cilëve u ngritën akuza ishin ndërtues, kolaudues, supervizorë punimesh, deri tek zyrtarë dhe ish-zyrtarë të pushtetit vendor dhe agjencisë shtetërore të legalizimeve, ish-ALUIZNI-t.

Sot pas 2 vitesh, askush nuk është në burg, ndonëse 51 njerëz vdiqën dhe qindra u plagosën.

Zyrtarisht Prokuroria e Durrësit i tha Euronews Albania se për Arben Isakun, ish-drejtor i ALUIZNI-t, i akuzuar për shpërdorim detyre, gjykata ka pushuar çështjen duke mos u pranuar as ankimi në Apel. Për më tepër nga i akuzuar, Isaku është emëruar drejtor në Bashkinë e Durrësit.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Edhe për Artur Terziun, pronarin e lokalit “Barons” i cili kishte ndërhyrë në kolonat e pallatit ku humbën jetën 2 shtetase, gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje duke e liruar nga qelia.

Edhe Prokuroria e kryeqytetit nxori mbi 30 urdhër ndalimi për pasojat e tërmetit.

Aktualisht, asnjëri prej personave të ndaluar dhe akuzuar nuk është në qeli. Hetimet janë mbyllur vetëm për 8 persona, por për zvarritjen e hetimeve, Prokuroria e Tiranës i tha Euronews Albania se nuk mund të jepte informacion pasi prokurori i çështjes ishte me leje.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Sipas informacioneve, në Tiranë hetimet kanë përfunduar vetëm për zonën e Farkës, ku të pandehur janë dërguar ish-kreu i kësaj njësie administrative bashkë me 5 punonjës dhe dy inspektorë ndërtimorë.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga ngjarja tragjike, në vendnumëro janë hetimet edhe për Krujën dhe Lezhën; edhe pse dhjetëra persona u vunë në hetim, asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar ende në gjykatë.

Në Krujë hetimi ende nuk ka një konkluzion për shembjen e shkollës “Ramazan Jangozi”, në Thumanë.

Pavarësisht zotimeve se përgjegjësit do të dënohen, drejtësia shqiptare ende nuk e ka të qartë se cilët janë ata që u bën shkak për shembjen e dhjetëra godinave dhe humbjen e 51 jetëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *