Bota

Konfirmimi i variantit të ri, presidentja e KE: Të ndalohen udhëtimet nga Afrika e Jugut në bllok

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet që të mbajë një konferencë për mediat pas konfirmimit të variantit B.1.1.529 në Evropë. Rasti i parë i këtij varianti u konfirmua më herët gjatë ditës në Belgjikë.

Von der Leyen deklaroi se e mira është që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të veprojë e vendosur me ardhjen e këtij mutacionit të ri.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Po ashtu, ajo u rekomandoi shteteve anëtarë që t’i pezullojnë të gjitha fluturimet nga vendet e Afrikës së Jugut të prekura nga ky varianti.

Von der Leyen është shprehur: “KE u ka propozuar sot shteteve anëtare që të aktivizojnë ndalimin e emergjencës për udhëtimet nga vende të Afrikës Jugore dhe nga vende të tjera ku mutacioni është konfirmuar për të limituar përhapjen e tij.” 

Rruga Press

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *