KryesoreLajme

Petar Arsovski: Vuçiqi doli në mbrojtje të BDI-së dhe Ali Ahmetit

Analisti politik maqedonas Petar Arsovski, në një bisedë për lajmet në Sitel ka komentuar ndodhitë e fundit në RMV përfshirë këtu edhe komentet e Vuçiqit dhe përçarjen tek Aleanca për Shqiptarët.

“Maqedonia përsëri bëhet pjesë e qendrës së vëmendjes në rajon për shkak se tek ne bëhen më shpesh zgjedhje, si presidenciale dhe parlamentare dhe ky patrealizëm si në Prishtinë dhe Tiranë nuk është diçka e re, sepse tani u përfshi edhe Beogradi ku në një situatë që Vuçiqi të mbrojë BDI-në dhe Ali Ahmetin, gjë që këtë kur se kisha menduar, por bëhen interesante në aspektin politik lëvizjet e shumta dhe në aspektet tjera do jetë më ndryshe sepse do të ndikojë dhe në skenën politike vendore si rigrupim i partive politike.”

Duke folur per aktualitetin politik dhe nëse zgjedhjet do t’i zgjidhin problemet ne vend, Arsovski thotë:

“Me zgjedhje do të zgjidhen çështjet gjeopolitike dhe tensionet që janë, se cilën anë do të mbajë vendi dhe nëse ka kapacitet për të vazhduar rrugën e bisedimeve për integrim, disponimi i votuesve në vend të paguajë çmimin për vazhdimin e bisedimeve me BE dhe kapitali momental në vend në Parlament është konsumuar se janë në fund të mandatit për të marrë vendime, përbërja e re parlamentare do të sjellë risi dhe do të marrë vendime të reja sepse kemi parë rigrupimet e fundit por debati i madh do vazhdojë.”

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Ndaj mbështetjes së Vuçiqit për BDI-në e Ali Ahmetin ka reaguar dhe partia opozitare shqiptare Besa, ku një komunikatë për media shkruajnë se Ali Ahmeti i “Open Ballkanit” edhe po u bashkua me Putinin, përsëri do të humbasë.

“Fushatës politike të kësaj garniture të vjetërsuar sonte çuditërisht i është bashkangjitur edhe armiku i përbetuar i shqiptarëve – Serbia. Në një deklaratë të Presidentit Aleksandër Vuçiq, ku i del në ndihmë kreut të BDI-së Ali Ahmeti tregon qartë se ata bashkëpunojnë edhe me shtetet që vranë, e prenë shqiptarë të pafajshëm vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre. Me vet faktin që presidenti serb, përmend frikën e Ahmetit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e ditur se ai jep mbështetje forcave progresiste opozitare shqiptare me orientim të pastër perëndimor dhe Amerikan, tregon se ndryshimi është afër dhe se BDI dhe Ahmeti aleat të vetëm kanë Serbin dhe Vuçiqin, duke u’a kthyer shpinën të tjerëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, sipas së cilës ky qëndrim i kreut të Serbisë tregon qartë pse BDI, së bashku me Bujarin, Artanin dhe Aliun mbronin idenë e “Open Ballkanit”.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

“Lëvizja BESA ndjehet edhe njëherë shumë krenare dhe ballë hapur para shqiptarëve, që kundërshtoj fuqishëm planet serbe (së bashku me argatët shqiptar) që dëshironin të krijojnë një “mini-Jugosllavi” të re pa BE-në brenda”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

YouTube player