Bota

Shefi i Pentagonit shtrihet me urgjencë në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka bartur detyrat te zëvendësi i tij për shkak të shtrimit të tij në spital për një urgjencë të fshikëzës, raportoi të hënën BBC-ja.

Siç ka bërë të ditur Pentagoni, Austini ndodhet në njësinë e kujdesit kritik në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed në Virxhinia.

Zyrtarët kanë thënë se deri më tani është e paqartë se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në spital.

Të dielën pasdite, Pentagoni lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se Austini ishte dërguar në Walter Reed për trajtim, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes janë të njoftuar.

Lexo më shumë  Dronët detarë ukrainas godasin portin e Jaltës në Krime

Disa orë më pas, Pentagoni ka lëshuar sërish ​​një deklaratë të dytë duke thënë se Sekretari i Mbrojtjes ka transferuar funksionet dhe detyrat e zyrës te Zëvendëssekretarja e Mbrojtjes, Kathleen Hicks.

Ishte planifikuar që Austini të udhëtonte për në Bruksel këtë javë për një takim që do të mbahej të mërkurën mbi luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Nuk është ende e qartë nëse qëndrimi i tij në spital do t’i pengojë këto plane.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin për sanksione ndaj Rusisë

Në fund të vitit të kaluar, Austin iu nënshtrua një operacioni si pjesë e trajtimit të tij të kancerit.

Zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe administrata Biden nuk e dinin se Austini ishte i sëmurë rëndë deri në tre ditë pasi rimori detyrat e tij.

YouTube player