BotaKryesore

“Do të mbrojmë aleatët nga çdo sulm” NATO në alarm: Deklarata e Trumpit minon sigurinë

Stuhi reagimesh ka nxitur deklarata e ish presidentit amerikan Donald Trump, se nuk do ti bindej klauzolës së mbrojtjes kolektive te NATO nëse do të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në atë që do të shënonte një braktisje dramatike të angazhimit mbi të cilin janë ngritur themelet e aleancës ushtarake, Trumpi pohoi gjatë një tubimi elektoral se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte çdo anëtar të NATO-s, që nuk përmbush pjesën e vet të detyrimeve financiare.

Shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, reagoi i alarmuar duke thënë se komente të tilla vëne në rrezik të shtuar jetët e ushtarëve evropianë dhe amerikanë.

“Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe ekspozon ushtarët amerikanë dhe evropianë ndaj rreziqeve të shtuara. Cilido që të fitojë zgjedhjet amerikane, pres që SHBA-ja të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s”, theksoi Stoltenberg.

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së

Stoltenberg theksoi se çdo sulm ndaj një vendi të NATO do të përballet me kundërpërgjigje të unifikuar dhe të fuqishme. Reagime të forta kundër Trumpit pati edhe nga zyrtarët e tjerë evropianë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, i cili theksoi se asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës.

Ministria e Jashtme gjermane, postoi ne rrjetin social X, mesazhin “një për të gjithë, të gjithë për një”, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pohoi se deklarata të tilla të papërgjegjshme, i shërbejnë vetëm interesave të Putinit.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Komentet e Trumpit të cilat vijnë në mesin e një lufte në Evropë, me gjasë do të ngrenë pikëpyetje të reja mes aleatëve mbi angazhimet amerikane. Gjatë presidencës së tij, Trumpi ka ngritur vazhdimisht zërin ndaj atyre që i sheh si pabarazi në shpenzime, por komentet e fundit janë treguesi më i drejtpërdrejtë se ai nuk ka ndërmend të mbrojë aleatët nga një sulm rus, nëse rizgjidhet.

YouTube player