Lajme

Arrestohet në Durrës serbi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Në pranga ka rënë shtetasi Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi, i dënuar me tre vjet e tre muaj burgim, ndërsa pritet ekstradimi drejt vendit të tij.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *