Sport

“Armand Duka i kishte zyrat e FSHF-së një milion euro, vajti i bëri dhjetë milionë euro”

Eduard Prodani, ish Sekretar i Përgjithshëm i FSHF, u shpreh se fondet e FSHF-së janë keqmenaxhuar dhe abuzuar për luks zyrash dhe fasadash, ndërkohë që nuk ka para për futbollin.

“Kanë harxhuar 50 milionë euro në fasada dhe fëmijët zhvishen jashtë.

Duke patur zyra një million euro i bënë dhjetë milionë euro. Ato para i duheshin patjetër futbollit shqiptar. Kuptoni se çfarë ndodh?”, deklaroi Prodani.

Ndërkohë, edhe ish futbollisti Redi Jupi deklaroi se kemi arritur në nivelin e Koresë së Veriut me një President që nuk largohet kurrë dhe deklaroi se ai përdor FSHF-në në funksion të interesave politike të partisë së vëllait të tij. 

Jupi gjithashtu deklaroi se Dukën nuk e do një pjesë e konsiderueshme e publikut dhe se revolta e tyre u duk edhe në protestën e fundit në stadium, ku u përzunë futbollistët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *