Lajme

Redi Jupi për Armand Dukën: Ka 20 vjet, si në Korenë e Veriut! Nuk e do populli, FSHF në funksion të partisë politike të familjes së tij

Ish futbollisti Redi Jupi, ka “shpërthyer” ndaj kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka 20 vite që drejton këtë organizatë.  

Jupi deklaroi se kemi arritur në nivelin e Koresë së Veriut me një President që nuk largohet kurrë dhe deklaroi se përdor FSHF-në në funksion të interesave politike të partisë së vëllait të tij. 

Jupi gjithashtu deklaroi se Dukën nuk e do një pjesë e konsiderueshme e publikut dhe se revolta e tyre u duk edhe në protestën e fundit në stadium, ku përzunë futbollistët.

“Duka është zgjedhur president i FSHF kur unë isha akoma futbollist rreth vitit 2002. Në atë kohë pak kuptonim, por ishte personazh krejt i panjohur për botën e sportit. U zgjodh politikisht. Në atë kohë u bë vëllai i tij ministër i bujqësisë. Ne kemi patur 20 vite një njeri të vetëm, mandati i gjashtë që drejton një institucion. Edhe të mira ti bënte punët, gjashtë mandate është e pakonceptueshme. Do apo jo, sado të mira, të konsumon.

Lexo më shumë  Kurti pret në zyrë ambasadorët e QUINT-it

Për mendimin tim, gjërat nuk janë bërë mirë por keq. Kështu është drejtuar dhe janë lidhur gjërat me politikën. Presidenti Duka ka një parti politike të familjes së tij. Një herë në dy vjet gjithë Federata shpërndahet në fushatë elektorale për koalicionin e ardhshëm.

Kam katër vjet apo më shumë, që kam dalë me propozimin modest, që kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Njerëzit implikohen.

E di që njerëz shumë të lartë në hierarkinë e shtetit, thonë shumë interesante kombinimi i Dukës me sporton dhe biznesin. Futbolli ka ngërçe nga kjo. Nëse nuk do të kishte implikime politike, implikime të detyrimeve nga kohëzgjatja 20 vjeçare, do ti bënte gjërat më mirë. Ose jepjani si vulë noteri të përjetshme, ta trashëgojë djali dhe vajza, sepse kjo e zhvesh nga implikimet që ka në favore elektorale Këtu është deformuar vullneti i komuniteteve.

Lexo më shumë  Britania mbështet Kosovën pa kushte anëtarësimin në KiE

Këtu ka një pakënaqësi të madhe popullore. Nëse të del njeri jashtë atyre që punojnë në institucione, që ka mendim pozitiv dhe do Dukën, nuk di ç’të them. Ka pakënaqësi të madhe popullore. Këtu është deformuar komuniteti, ata që e votojnë, nuk janë përfaqësues të komuniteteve. Ka deformim shumë të madh. Kemi arritur në pikë që mileti i tërë nuk e do. Ai përfaqëson emocionet e 10 milionë tifozëve që duan ekipin kombëtar.

Ai është President honofirik, pa pagesë. Me këtë punë nuk e lidh asgjë, pse rri?

Në Korenë e Veriut nxorrën në TV që kishin mundur Portugalinë 7-1 dhe Kim Jongu kishte bërë 4 gola ai vetë. Kjo është alegorike, por pas 20 vitesh nuk jemi shumë larg kësaj.

Sheh fotografinë e ekipit kombëtar, Presidenti në fotografi. Fillon dhe deliron. Katër anëtar komiteti në pistë… Të sfidoj të shohësh në botë këtë”, deklaroi Jupi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *