Lajme

Anketa e IHR në Maqedoni të Veriut me rritje të madhe për opozitën shqiptare

Sipas një ankete të publikuar nga Instituti IHR tregohet se kush qëndron në epërsi nga subjektet politike në Maqedoninë e Veriut, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Anketa është zhvilluar në mënyrë në terren nga data 7 deri më 10 dhjetor. Janë anketuar nga 1.000 qytetarë në 6 zonat zgjedhore. Marzhi i gabimit është 3%.

Sipas sondazhit, në kampin maqedonas, pavarësisht nëse LSDM shkon në zgjedhje vet, ose bashkë me BDI-në dhe ASH-në, fituese pritet të dalë VMRO DPMNE.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Ndërsa në kampin politik shqiptar, jepen tre skenarë të mundshëm.

Loalicioni opozitar Lidhja Evropiane për Ndryshim sipas këtij sondazhi pritet t’i marrë 15 deputetë, përkatësisht 14, ndërsa nëse koalicionit të opozitës shqiptare i bashkëngjitet edhe ASh-ja, atëherë ky koalicion pritet t’i marrë 16 deputetë. Kurse BDI-ja, nëse shkon e vetme në zgjedhje i merr 10, ndërsa në koalicion me ASH-në 12 deputetë.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Rruga Press

YouTube player