KryesoreLajme

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Lexo më shumë  Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

Zëvendëskryeministri Bislimi më tutje ka shkruar se do të vazhdohet puna për të sjellë lajmë të mira “e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, që vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës.

Liberalizimi i vizave për Kosovën ka nisur nga 1 janari i këtij viti.

Rruga Press

YouTube player