KryesoreOpinion/Aktualitet

Aleancë nënkupton të lidhur, si kombe, në kohë lufte e paqe – që do vepronim së bashku edhe për të mbrojtur njëri tjetrin

Shkruan Shqipërim Pula

B-2 QË NDËRROI RRJEDHË

▪️Lufta ndërmjet Izraelit e Iranit po përceptohet nga opinioni publik si përplasje e shtetit Hebre dhe shtetit Islamik Shiit!, mbase. Por, në thelb, feja është një komponentë përplasje madje feja e përdorur për t’i legjitimuar qëndrimet strategjike politike. Krejt në thelb të konfliktit disa dekadëshe është strategjia për dominim rajonal, ku shteti i Iranit synon të jetë superfuqi në Lindjen e Mesme ndërkaq shteti i Izraelit me ngulm kërkon t’a ruaj atë, falë edhe avantazhit teknologjik ushtarak dhe atij diplomatik.

▪️Fryma Shiite si doktrinë për shtrirje – qysh me Revolucionin Islamik të vitit 1979, Irani ka ndërtuar strategji zgjerimi të frymës Shiite me aleatët e saj si dhe me milicitë në rajon, të njohura si Milicitë Shiite në Irak e Siri, Hezbollahu në Liban, Houthis në Jemen, Jihadin Islamik dhe Hamasi në Gaza. Me anë të këtyre Milicive, nuk mbetet veç “shkatërimi i shtetit të Izraelit” por edhe cenueshmëria e përhershme përmes një lloj terrorizmi të ushtruar e kontrolluar Iranian.

Lexo më shumë  Çfarë mund të bëjnë raketat Tomahawk për Ukrainën

▪️Superfuqia e inteligjencës dhe teknologjisë Izraelite – qysh nga krijimi i shtetit më 1948, shteti i Izraelit ka ngritur një infrastrukturë të inteligjencës me Mossad, Aman dhe Shin Bet, si dhe infrastrukturë të teknologjisë ushtarake me Iron Dome, raketa Arrow. Poashtu, ka kultivuar e aplikuar strategji proaktive të sulmeve parandaluese.

▪️Pasurimi i uraniumit për bombë bërthamore – qysh prej dekadash ka qenë program i shtetit Iranian, si strategji anti-Izrael, anti-Amerikë (me retorikë apokaliptike) që qëllim kishte barazpeshën e fuqisë ushtarake në Lindjen e Mesme.

▪️Lufta Izrael-Iran shumë dimensionale – definicioni i luftës nuk është më vetëm frontal, por edhe luftë kibernetike (me viruse), luftë hibride (propaganda), luftë dronësh (në pozicione strategjike nga Jemeni, Libani, Iraku dhe Gaza apo edhe ekzekutim të shkencëtarëve bërthamor), pra një dimension tjetër nga lufta frontale e armatosur.

▪️Rrjedhë e re pas 7 Tetor, 2023 – kur befasisht nga grupe të armatosura të Hamasit u sulmua Izraeli, grup ky i financuar dhe ndihmuar në logjistikë nga Irani.

▪️Deri më 21 Qershor, 2025 – dy fuqitë ushtarake dhe rivale, kanë ndjekur strategji shumë të kundërta; njëra për të rritur influencën e tjetra për të ruajtur mbijetesën. Në këtë shekull, nuk mjafton të kesh aleat për të të uruar ditët e festave shtetërore por aleatë për të të ndihmuar për t’a ruajtur ekzistencën qoftë duke i ngritur në qiell edhe B-2 Bombers Spirit siç bëri Amerika për Izrael.

✒️ Po Shqiptarët a kanë aleancë siç e kanë Hebrenjët e Izraelit?

✒️ Po qeveritë e Republikave tona, a kanë aleatë siç e ka shteti i Izraelit?

🖇 Këto dhe pyetje të tjera duhet t’i mendojmë thellë. Aleancë nuk quhet të urohemi për festa kombëtare e shtetërore. Aleancë nuk quhet t’u falim asete ekonomike në shfrytëzim.

🔴 Aleancë nënkupton të lidhur, si kombe, në kohë lufte e paqe – që do vepronim së bashku edhe për të mbrojtur njëri tjetrin.

#MayGodBlesstheAlbanianNation

Rruga Press

YouTube player