BotaKryesore

Guterres: Populli i Lindjes së Mesme nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sulmi i ShBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane “shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”.

“Dy ditë më parë, në këtë sallë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një shans. Kjo thirrje nuk u mor parasysh”, tha ai në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën.

Lexo më shumë  Përfundon numërimi i votave, LVV-ja fituese e padiskutueshme me 47.13%, siguron 53 mandate

“Në vend të kësaj, bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”.

Guterres tha se ai “ka dënuar vazhdimisht çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se “populli i rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi. E megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një vrimë miu hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, shkruan CNN.

Lexo më shumë  Haxhiu: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës mbetet obligim i përbashkët

Rruga Press

YouTube player