KryesoreLajme

Murati: Banka Botërore nuk mund të na presë pafundësisht, duhet ratifikimi i Kuvendit. Shumë shtete do donin një përfitim të tillë

Janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sipas të cilit ky lloj financimi është i veçantë, sepse ka kamatë 0%
.
“Shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që ka përfituar falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike.  Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim, duke prolonguar kështu ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ka potencuar ai, derisa shtoi se “Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht”.

Lexo më shumë  “Vritni agresorët rusë, fitoni pikë”, ukrainasit po prezantojnë një model të ri lufte

“Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe ti jepen një shteti tjetër”, ka theksuar ai.

Prandaj, nënvizoi ai, është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje. “Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë”, ka shkruar Murati.

Lexo më shumë  Çfarë mund të bëjnë raketat Tomahawk për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player