BallinaLajme

Albin Kurti uron kongresmenin e ri amerikan

Ish Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ka dërguar një letër urimi drejtuar kongresistit amerikan z. Gregory Meeks, pas zgjedhjes se tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA.

Kurti shprehet i lumtur që Meeks do të jetë në këtë post të ri, teksa i ka thënë në letër se do të jetë i gëzuar për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.

Në vazhdim mund ta gjeni një përkthim jozyrtar të letrës nga zyrtari i VV-së, Kreshnik Ahmeti:

————————————————————-

I nderuari Gregory Meeks:

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të New York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Me lejoni, Shkëlqesia juaj, të ju uroj për zgjedhjen si drejtues i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të ju uroj çdo të mirë në këtë detyrë. Shpresoj ta kem nderin e madh të bashkëpunimit me ju, si mënyrë e thellimit dhe zgjerimit të raporteve të shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Image

YouTube player