BallinaLajme

“Sa shumë me rob shtëpie!”/ Ç’po ndodh brenda qelive të paraburgimit, dalin PAMJET tronditëse, dhomat të tejmbushura me të rinj, “bombë me sahat” për koronavirusin

Publikohen për herë të parë pamje nga qelitë e paraburgimit në Komisariatet e Tiranës, ku mbahen të izoluar adoleshentë dhe të rinj që morën pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Pamje të xhiruara nga vetë të paraburgosurit kanë përfunduar në dorë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i ka postuar në rrjetet e tij sociale. Teksa kreu i qeverisë firmos ligje dhe masa për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në qeli ndodheshin 15 të rinj.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh


2,3,6,7, sa veta janë të gjithë vëlla? 15 veta. Kaq shumë me rob shtëpie,“-thotë i riu që po filmon me kamera.

Kaq shumë të izoluar në një dhomë, rrezikon që Komisariatet të kthehen në pika infektimi, duke rrezikuar të rinjtë por edhe efektivët e Policisë së Shtetit.

YouTube player

YouTube player