Opinion/Aktualitet

ALBANOFOBIA – Përse shqiptarët dhe serbët urehen aq shumë?

Nga Ruzhdi Peçani

Albanofobia si komplekse që është,po këtu përpiçem që shkurtazi,si një shkrim stenografik,për një numër njerzish që kanë mangësi njohurish nga golgota e shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë perëndimore, per më shumë se një shekulli,në veçanti për vëllezërit tanë nga jugu i Shqipërisë.


Nga ky shkrim do kuptohet, përse ishte një reagim i fuqishëm ndaj koncertit të Bregoviq në Korçë.Nga ky shkrim edhe mund të nxirret premisa: Përse projekti ”Ballkani i hapur” qëndron si i dëmshëm në planin ekonomik–politik,dhe që cenon sigurinë tonë kombëtare.


Albanofobia, apo qëndrimi dhe ndieshmëria anti – shqiptare 144 vjeçare ( 1878 – 2022 ),dhe sot qëndron e rrënjosur në Serbi,kjo në veçanti pas luftës së fundit 1998 –1999,duke vazhduar edhe gjerë në ditët e sotme.Pra urrejtja është e lidhur me konfliktet – luftat shqiptaro serbe. Albanofobia shiqohet nga stereotipet negative, paragjykimeve dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve.


Albanofobia mund të marri edhe formën e racizmit,kur kjo lidhet me besimin se Shqiptarët ishin,dhe janë, “një lloj race e ulët”. Paragjykimet qëndrojnë edhe në përdorimin e emërtimit “Shiptari”,si një formë e sllavizuar për etnonimin Shqiptar, kjo në konotacionin e gjehës serbe trajtohet si fyerje.
Gjatë historisë,shumë intelektual serb kishin përpiluar projekte të ndryshme anti-shqiptare, ndër ta: Jovan Cvijiq, Vaso Çubriloviq, Ivo Andriq dhe të tjerë. Shkrimtari dhe analisti serb Mirko Gjorgjeviq konstaton: “Janë bërë me qindra memorandume, plane për zgjidhjen e qështjes së Kosovës. Kur shfletoni këto zgjidhje, qofshin ato komuniste,shtetrore apo të kishës ortodokse,lehtë do vreni se të gjitha ato plane ishin – të zgjidhet qështja e Kosovës ashtu që atje të mos ketë shqiptarë”.
Nga historiku


Principata e Serbisë


Fillet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit 19,që janë të lidhura me pretendimet e shtetit serb ndaj teritoreve të Perandorisë osmane të banuara me shqiptar. Pas luftës turko – serbe dhe zgjerimit të teritoreve serbe 1978, vie dëbimi I shqiptarëve nga fshatrat dhe kuartet e qyteteve në qarkun e Toplicës,dikur të banuar në masë të madhe me shqiptarë,me djegëje fshatrash,vrasje dhe tortura.Ishte një gjenocid.
Kishte patur edhe zëra inetelektualësh që kundërshtuan këtë dëbim.Kryetari i qeverisë serbe Milan Piroçanac ,Iidhur me këtë deklaron: “Po t´i lëmë këtu, do na shkaktonin problem.”
Rritja e mëtejme e antishqiptarizmit është e lidhur me pretendimet e politikës së jashtme të nënvizuara në “Naçertanija” në Kosovë,Maqedoninë e perëndimore dhe Shqipërisë së veriut.
Shqiptarët,autorët serb,i tregonin si uzurpatorë,të dhunshëm. Kështu ata,popullatën shqiptare në Pazarin e ri të Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedoni i paraqitnin si një lumë i të këqijave icil ka dalur nga shtrati dhe të cilin Serbija do ta këthej në kufijtë e “Shqipërisë e drejtë”.

Mbretëria e Serbisë


Okupimi i Shqipërisë nga Serbia –Jovan Cvijić, akademik serb,i jepte shtytje Mbretërisë Serbe për dalje në det përmes teritoreve të Perandosrisë Osmane të banuara me shqiptarë – Shqipëria e sotme.Në fillim shekulli 20,albanofobia në Serbi shënon një rritje të madhe,me qëllimet dhe caqet të dali në detin Adriatik –në portin e Durrësit.
Argumentet për dalje në det,në atë kohë,i tregonin politikanët dhe intelektualët serb. Jovan Cvijiq mbronte të drejtën e Serbisë për Shqipërinë e Veriut,pavarsisht se nuk kishte popullatë serbe.
“ …Serbija patjetër,përshkak të pavarsisë ekonomike,të kete dalje në Detin Adriatik me një pjesë të bregdetit Shqiptar: qoftë me marrjen e teritoreve apo edhe të fitoj të drejtën ekonomike dhe të komunikimit në këto teritore.Kjo do thotë marrjen e një të vërtete etnografike,të tillë që duhët ta marrë përshkak të interesave ekonomike – interesave jetsore të Serbisë.”


Cvijiq i përshkruante shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë së veriut si të “shqiptarizuar”,gjegjësisht si serb të mbuluar,me këtë relativizonte përparsinë etnike me pretendimet e shtetit serb.Mes viteve 1906 dhe 1908,kishte bërë një seri hartash për të treguar pretendimet serbe në tokata shqiptare,të publikuara në 1906,1909 dhe 1913.
Në hartyën e 1909 dukshëm është zvogëluar prezenca e Shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore,krahasuar me atë të 1906.Në hartën e 1913 në mënyrë drastike minimizohet numri Shqiptarëve, sa edhe në Shqipërinë e veriut.


Propaganda serbe në kontinuitet dehumanizonte shqiptarët,si të paaft të qeverisin me vetveten,duke i treguar si element të egër të cilët duhët ç´rrënjosuar.Për këtë printe kryetari i qeveisë serbe (1844–1930).Ky i tregonte shqiptarët si të egër ,se bëjnë gjumin në drunjë,që kapen me bishtin.Njerëz të cilët nuk kanë histori.
Po ky,i kishte propozuar Evropës që të mos lëshonte rastin për “ndrjen e këtyre njerëzve të padisciplinuar mes Serbisë,Malit të Zi dhe Grqisë”. Qeveria e Mbretërisë serbe ndante mendimin se “Shqiptarët nuk janë njerëz”,të ndarë në fise,pa nje gjuhë të përbashkët dhe besimit.
Ishte bindja se vetëm me ndikimin e kolonizimt,duke i kyçur shqiptarët dhe teritoret e tyre brenda shtetit të Serbisë mund të arsimoheshin dhe të bënin jetë të civilizuar.Shtypi i kohës përhapte stereotipet për shqiptarët si “egërsira” dhe të paaftë për një jetë shtetrore.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?


Edhe shkenctarët serb propagonin,para shpalljes së pavarsisë 1912, se shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë shtetin e tyre.Se nuk kanë aftësi të konstituonin kombin,dhe nga kjo kërkohet tutori.Megjithatë socialdemokrati Dimitrije Tucoviq,në librin Srbija dhe Arbania (“Srbija i Arbanija”),në mënyrë kritike kishte sulmuar mendimtarët dhe politikanët serb.
Në prag të Luftës së parë Ballkanike,krali Petar Karagjorgjeviq I,më 18 tetor 1912,kishte lëshuar shpalljen,në të cilën thuhej seushtria e tij do të bjerë ”liri,vëllazërim dhe barabarësi” jo vetëm Serbëve po dhe Shqiptarëve,dhe pas kësaj ushtria serbe është nisur drejtë pushtimit të Shqipërisë,me vrasje dhe masakra dhe krime të shumëta ndaj shqiptarëve.


Për kët kishte shkruar D.Tucoviq :”ndaj shqiptarëve të egër,duke mëshefur këmbët si ushujza,ushtria serbe bëri krime si egërsira ndaj tyre”.
Pas aneksimit të Kosovës,Shqiptarët e Kosovës u përballën me politikën e serbizimit të dhunshëm,si me ndalesën e përdorimit të gjuhës shqipe,konvertimit,kolonizimit dhe spastrimit etnik.


Mbretëria e Jugosllavisë – serbizimi,kolonizimi i Kosovës dhe dëbimi i shqiptarëve.


Koha e Mbretërisë Jugosllave përshkruhet me politikën zyrtare shtetrore të diskriminimit të shqiptarëve.Qëllimi ishte të ndërrohej tablloja etnike e Kosovës.Mija shqiptarë u deportuan për në Turqi.Në të njejtën kohë qeveria e Beogradit bënte konolizimin e Kosovës,duke u dhënë përparsi ushtrëve dhe oficerve si dhe njësive çetnike.
Dr.Vaso Çubriloviq,akademik serb,shqiptarët i përshkruante si “një pykë që thellë ka depërtuar në tokat tona”.Po ky,në 1937 shkroi memorandumin për qeverinë Stojadinoviq,ku propozon zgjidhjen e “problemit shqiptar”me një spastrim total të Kosovës nga shqiptarët.Ky konsideronte se ky është “imperativ dhe detyrë e shtetit,të mos lejoj që tokat strategjike të jenë në duart e armiqëve dhe elementeve të huaj”.
“Arnautët është e mundur të shporren vetëm me një kolonizim…Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm është dhuna brutale e organizuar nga shteti,në të cilën ne ishim përherë mbi ta”.


Çubriloviq kishte propozuar masat e represionit që duhej te merreshin dhe të veprohej.E para, futja e psikozës për largim.Shteti duhej t´ua vështërsoj jetën shqiptarëve përmes aparatit shtetror,duke shfrytzuar ligjet.
Të përdoren gjobat,rrahjet,arrestimet,lëshuarjen e qenëve dhe gjitha metodat tjera të dhunës policore.Pos dhunës policore të jenë edhe ato ekonomike: mosnjohja e tapive,rritjen e tatimeve,heqjen e të drejtave për kullosa,marrja e lejeve tregtare private dhe dëbimin nga shteti.


Nga masat sanitare: regjistrim i dhunshëm nëpër shtëpi,rrënimin e mureve rreth shtëpive,masat sanitare që bagëtinë mos ta lëshonin në kullosa.Mëtej, inskenimin e një konflikti mes malazezëve dhe shqiptarëve,kryengritjeve lokale që do të “shuheshin në formën më të përgjakshme”.
Ky propozonte edhe një mënyrë “Të cilën Serbia e ka përdorur në mënyrë efikase në 1878 – ndezja e shtëpive dhe kuarteve në qytetet”.


Ivo Andriq,shkrimtar dhe nobelist,ambasador i Mbretërisë Jugosllave në Gjermaninë naciste,në janar 1939,me kërkesë të Milan Stojadinoviq,bëri projektin për ndarjen e Shqipërisë mes Jogosllavisë dhe Italisë,sipas të cilës Jugosllavia do të merrte Shqipërinë e veriut dhe portin e Durrësit.Ealborati i Andriq,që mban datën 30 janar 1939,është bërë që të shërbej si “përkujtues”për çështjen shqiptare,për përdorim intern të Ministrisë së jashtme.
“Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse dhe mbështetëse për pakicën arbanase të Kosovës,e cila në situatën e re,më lehtë do të asimilohej.Ne eventualisht do fitonim edhe 2000.000 -300.000 Arbanas,por ata në shumicë janë katolik e që raporti me Arbanasët musliman kurrë nuk ka qenë i mirë.Çështja e shpërnguljes së Arbanasve pë në Turqi do bëhej në rrethana të reja.” – Ivo Andriq.
Pothuaj po në këtë kohë,3 shkurt 1939,doli edhe një projekt për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë.Ishte ky projekt i Ivan Vukotiq,zyrtar i lartë i Ministrisë së jashtme në qeverinë Stojadinoviq,sipas të cilit Jugsllavia dhe Italia do ta ndanin Shqipërinë në linjën Strugë–Librazhd–Elbasan–Durrës,nga e cila ndarje Jugosllavia do fitonte 300 km të bregdetit të Adriatikut.Vukotiq në fund kishte thënë: se “më mirë një dritare italiane në Ballkan – se sa një shtëpi shqiptare”.


Lufta e dytë botrore


Gjatë periudhës së luftës,urrejtja mes serbëve dhe shqiptarëve kishte kulmuar. Në komandën e korpusit të II-të,Drazha Mihajloviqit,çetnikët i lajmrojnë se lufta ndaj shqiptarëve dhe turqëve do bëhet deri në shfarosje dhe se urrejtja ndaj tyre qëndron edhe tek mbështetësit e komunizmit. Numër i madh i çetnikëve,pas amnestisë së 1944 u futën në aradhat e partizanëve e që me vete bartnin urrejtjen e madhe ndaj shqiptarëve.
Pas çlirimit të Beogradit, dr. V.Çubriloviq,më 3 nëntor 1944,pushtetit të ri i paraqiti projektin e ri “ Problemi i pakicave në Jugosllavi”, kësaj radhe për shpërnguljen e të gjitha pakicave jo sllave nga Jugosllavia. Ky mendonte se Jugosllavia Federative Demokratike mund të ketë qetësi vetëm po të jetë e pastërt.Kështu që të gjitha pakicat (Gjermanët,Hungarezët, Shqiptarët dhe Rumunët) “duhët shporrur nga shteti ynë,ngase këtë edhe meritojnë”.
Çubriloviq konstatonte se “kjo luftë është rasti më i mirë për zgjidhjen e këtyre problemve”, ngase “këtë,pse ta bënim në kohë paqe, ngase në paqë do duheshin decenie dhe shekull –në kohë lufte kjo bëhet për pak muaj apo vite.”Andaj propozon që ushtria edhe gjatë operacioneve luftarake “me plan dhe pa mëshirë” të pastroj nga pakicat nacionale.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës


Mbështetur në këtë plan edhe ndodhi Masakra e Tivarit,prill 1945,ku mbi 4000 shqiptarë u ekzekutuan nga fortcat partizano–çetnike si dhe masakra në Drenicë po këtë vit.


Periudha RSFJ


Pas Rezolutës së inforbyros 1948,Shqiptarët në Jugosllavi trajtoheshin si element armiqsor dhe shpijunazhi të Enver Hoxhës.Në veçanti qëndrim të ashpër ndaj shqiptarëve kishte Aleksandar Rankoviq, shef i shërbimit shtetror për siguri.
Mes vitit 1980, me propagandën e urrejtjes mediet serbe i ishin drejtuar shqiptarëve.Përkrah emrit shqiptar përmendeshin edhe shprehjet “gjenocid”,”zullum”,”dhunim”,kështu vetëm të përmendej emri shqiptar kishte konotacion negativ.
Pas demostratava të në Kosovë në 1981,në Serbi fillon propaganda e organizuar shtetrore për “gjenocidin e shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë.” (fabrikoheshin raporte për dhunimet e serbeve,shpërnguljen e serbëve e të ngjajshme”).
Më 1985 publikohet “Libri për Kosovën” nga historian serb Dimitrije Bogdanoviq, e që teza themelore ishte se “shqiptarët po bëjnë gjenocid të planifikuar”ndaj serbëve. Më 1986 publikohet “Memorandumi i akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë”,i cili Demostratat e Shqiptarëve të Kosovës për “Kosova Republikë”i cilsoi si “agresion neofashist” dhe se në Kosovë po ndodhte një “gjenocid fizik,politik, kulturor ndaj popullatës serbe”.
Ky memorandum shqiptarët i tregonte si zjarrvënës,vrasës,dhunues dhe nekrofil.Një komision ekspertësh të OKB,pas disa vitesh,i kishtye vlersuar si “mjete për propagimin e ndjenjës anti – shqiptare”.
Gjatë demostratave kishte edhe shqiptarë të vrarë dhe me qinda të arrestuar,të gjykuar që edhe vuajtën dënimet në kazamatet e Serbisë.


Periudha e fund shekullit 20


Që nga 1990,kur edhe ishte suprimuar autonomia,Kosova si element federatës Jugosllave,regjimi i S.Milosheviq fillon propagandën më të egër dhe shqiptarët cilsohen si “armiqët” më të mëdhenj të serbëve.Këtu kontribuonte në masë të madhe Kisha ortodokse serbe.
Një hulumtim i opinionit publik në 1998 në Serbi kishte treguar se një e treta kanë deklaruar për zgjidhje me dhunë të “problemit shqiptar”, 16% se shqiptarët duhët shporrur dhe “izoluar” në një llogor dhe “shfarosur me bombë atomike” dhe 17% për shpërngulje të dhunshme.Dhe pikërisht gjatë vitit 1998 dhe 1999 zhvilloi fushatën për pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës,të njohur si “operacioni patkoi”.
Policët,ushtarët,njësitet paramilitare dhe eprorët maltretuan me rrahje më brutale,vranë mbi 12.000 shqiptarë të moshuar,gra dhe fëmijë,të kujtojmë masakrat: në Reçak,Mejë,Çirez,Likoshan,Krushë e Madhe,Prekaz,Celinë,Rogovë,Qyshk,Lybeniq,Sllovi, dhe sa e sa të tjera.Afro 20.000 dhunime të grave dhe vajzave,të gjitha këto mbështetur nga urrejtja racore,besimit dhe përkatsisë politike – nga urrejtja patologjike që e bartnin të ngjizur që moti prej një shekulli.


Dobrica Çosiq akademik serb dhe ish president i RFJ,shqiptarët i kishte quajtur “fundërrinë morale e Ballkanit”.
“Kjo fundërrinë sociale,politike dhe fundërrinë morale tribale,barbarë të Ballkanit,kanë marrë për aleat Amerikën dhe BE në luftë kundër popullit më demokratik,më të civilizuar,dhe arsimuar të Ballkanit – popullit serb”. — Dobrica Ćosić o Albancima (D.Çosiq për Shqiptarët)
Gjenerator i urrejtjes ndaj shqiptarëve në Serbi,përherë ,ishte vetë shteti Serbisë.Dhe në të sotmen albanofobia –urrejtja ekstreme ndaj shqiptarëve shpërfaqet në tribunat e stadioneve të futbollit,në tubimet të organizatave pro-fashiste,si që është “Obraz”,me formën e parollave”:
“Mbytni,preni që Shqiptari të mos ekzistoj”,”Serbija Serbëve – shqiptarëve sopata” dhe të ngjashme si “Mbyt kroatin që shqiptari të mos ket vëlla”.Dhe sot, Serbija është po ajo e fund shekullit 19. Serbija një shtet që ka rrëshqitur në neofashizëm.


Foto: “Përshëndetje nga bregdeti serb”,Durrës 1914 – si mjet propagandimi serb.

Rruga Press

YouTube player