Art & Kulturë

DW: Tradhtia ndaj Anna Frankut drejt zbardhjes

Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimesh, ka zbuluar se kush ia dorëzoi Anne Frankut dhe familjen e saj Gestapos në gusht të vitit 1944. Sipas mediave holandeze, mendohet se noteri hebraiko-holandez, Arnold van den Bergh, u ka dhënë pushtuesve gjermanë një listë se ku fshiheshin hebrenjtë në Amsterdam për të shpëtuar jetën e familjes së tij. Midis tyre ishte adresa e banesës sekrete në Prinsengracht në Amsterdam, ku qëndronte e fshehur Ana Frank.

Prova kryesore është kopja e një letre anonime që babai i Anës, Otto Frank, mori në vitin 1946. Në të përmendej emri i noterit, Arnold van den Bergh, i cili ishte anëtar i Këshillit Hebre dhe kishte shumë kontakte.

Lexo më shumë  Filmi i Blerta Bashollit “Dua” fiton çmimin prestigjoz “SACD” në Festivalin e Filmit në Cannes

Fillimisht kontaktet e mbrojtën nga internimi, por në vitin 1944 ato nuk funksiononin më dhe kjo është arsyeja pse ai thuhet se ka tradhtuar vendet ku ishin fshehur disa familje hebreje – me shpresën se me këtë mund të shpëtonte të shoqen, tri vajzat dhe veten.

Sipas ish-hetuesit të FBI-së, Vince Pankoke, i cili luajti një rol kyç në hulumtimin në fjalë 77 vjet pas përfundimit të luftës nuk mund të ketë siguri absolute.

Lexo më shumë  Filmi i Blerta Bashollit “Dua” fiton çmimin prestigjoz “SACD” në Festivalin e Filmit në Cannes

“Por teoria jonë ka një probabilitet prej më shumë se 85 për qind”, ka thënë ai në një intervistë për “Deutschlandfunk”. Qëllimi i hulumtimit nuk ishte të ngrejë akuza kundër dikujt, por të zbardhte misterin historik se kush ia dorëzoi Gestapos familjen Frank.

Folegjenda: Faksimile nga Ditari i Anne Frankut

RRUGA PRESS

YouTube player