Bota

Aktivisti boshnjako-amerikan: Qeveria e Abazoviqit sapo ka rënë

Reuf Bajroviq, aktivisti boshnjako-amerikan i cili është nënkryetar i Aleancës Amerikano-Evropiane, ka thënë se koalicioni qeverisës në Mal të Zi “sapo ka rënë”.

Sipas Bajroviq, zgjedhjet e reja në Mal të Zi janë të pashmangshme, bazuar në qëndrimin e Partisë Demokratike të Socialistëve, të udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanoviq.

“Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Abazovic sapo ka rënë! DPS-ja sapo ka njoftuar se po bën thirrje për zgjedhje të reja”, shkroi Bajroviq në rrjetin social Twitter të mërkurën, në një koment pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

“Aktorët pro-rusë, në bashkëpunim me Abazoviqin, kanë destabilizuar me sukses një shtet anëtar të NATO-s duke shtyrë para marrëveshjen kontroverse me Kishën Serbe”, vijoi Bajroviq.

Është nënshkruar sot në Podgoricë Marrëveshja Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Versioni aktual i Marrëveshjes Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviqit. Por, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *