KryesoreLajme

Ahmeti: Votën PDK-së për ligjin ia dhamë, kur shteti kërkon votën e PDK-së për Presidentin, fillojnë kushtet

Shkruan Ejup Ahmeti

Nuk mund të thuhet vetëm gjysma e së vërtetës.

Nismën e PDK-së për Ligjin për Specialen e përkrahëm dhe e votuam. 91 deputetë votuan PRO. Por kur vjen puna te obligimi kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, PDK e kushtëzon votën me miratimin përfundimtar të ligjit.

Pra, kur kërkon votën tonë për nismën e saj, vota jonë vlen. Kur shteti kërkon votën e PDK-së për Presidentin, fillojnë kushtet. Dhe fotografia politike u bë edhe më e qartë kur deputetë të PDK-së dolën nga Kuvendi dhe iu bashkuan protestuesve.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Ligji po. Presidenti jo. Por të dyja çështjet janë të rëndësishme. Vendimet e mëdha kërkojnë institucione stabile që u qëndrojnë përballë përgjegjësive. Pikërisht për këtë duhet të zgjidhet edhe Presidenti.

Kjo ngre një pyetje të thjeshtë: po kalkulohet për vota apo po veprohet për shtetin?

YouTube player