Lajme

Abuzime me tenderat në shëndetësi, MSH institucioni me riskun më të lartë në menaxhimin e fondeve publike

Shëndetësia konsiderohet si sektori më problematik në menaxhimin e fondeve publike. Sipas një raporti analitik të Organizatës ‘Together for Life’ për tenderat në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton se ky sektor ka mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies për destinacionin e parave.

Sipas Organizatës, në tenderat e shëndetësisë gara është shumë e kufizuar.

Mbi 55 për qind e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë, ndërsa 35 për qind kishin më shumë se dy operatorë në garë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri në fillim të dhjetorit 2021 autoritet shëndetësore zhvilluan 198 procedura prokurimi mbi përballimin e Covid-19 me vlerë mbi 35 milionë euro.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

90 tenderë u bënë vetëm me një operator konkurrues, të cilët përfituan më pothuaj të gjithë fondin limit.

Për të njëjtën periudhë, thuhet se gara e hapur u përdor vetëm në 31 për qind të shpalljeve dhe se për to ka një seri ankesash për autoritetet kontraktuese, të cilat, sipas vëzhgimit, përpiluan kritere teknike përjashtuese, duke favorizuar në mënyrë jo të drejtpërdretë kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.

Autorët e studimit kanë veçuar 2 raste të prokurimeve problematike në shëndetësi, të cilat nuk kanë siguruar në kohë pajisjet për situatën Covid.

Tenderi i skanerit me fond limit 144 mln lekë, i cili ju dha kompanisë Montal dhe përfundoi në KPP për shkak të ankimimeve të operatorëve të tjerë pjesëmarrës për kriteret teknike që u cilësuan absurde.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Procedura tjetër lidhet me blerjen e 54 respiratorëve me 1.1 mln euro, ku kompania fituese përmes një kontrate sekrete solli vetëm 5 respiratorë.

Sipas raportit, Ministria e Shëndetësisë renditet e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara për numrin e madh të ankesave në KPK.

Më tej Organizata thekson se të gjitha shtesat e fondeve për Ministrinë e Shëndetësisë të akorduara me vendime qeverie gjatë vitit 2020 nuk janë reflektuar në tabelat shoqëruese respektive të akteve normative, ndaj fondet që u akorduan për përballimin e pandemisë shkuan për shpenzime të tjera që nuk kishin lidhje me pandeminë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *