Lajme

Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Ministri i  Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rura Faton Peci, sot ka vizituar veriun e Kosovës fshatin Zhazhë dhe Boletin, me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së 11 civilëve duke përfshirë edhe familjar të ministrit i cili vie nga ky rajon.
Nëpërmjet një postimi në facebook Peci ka thënë se 25 vite më parë në Zhazhë e Boletin, pushteti kriminal serb shpërtheu në një akt të paparë të dhunës, duke shkaktuar vdekjen e 11 civilëve shqiptarë.

Peci Shtoi se këto varre së bashku me atë të Isa Boletinit, shërbejnë si një mburojë, simbol i forcës së vlerave, idealizmit dhe krenarisë kombëtare.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Faton Peci:

25 vite më parë në Zhazhë e Boletin, pushteti kriminal serb shpërtheu në një akt të paparë të dhunës, duke shkaktuar vdekjen e 11 civilëve shqiptarë.

Kjo ishte vetëm një prej shembujve më të egër të përndjekjes dhe dhunës që regjimi serb bëri ndaj popullsisë shqiptare. Këta civilë u sulmuan dhe u vranë thjesht për shkak të origjinës së tyre etnike, ndërsa qëllimi i qartë i regjimit ishte pastrimi etnik i zonës nga shqiptarët.

Këto varre së bashku me atë të Isa Boletinit, shërbejnë si një mburojë, simbol i forcës së vlerave, idealizmit dhe krenarisë kombëtare.

Sot, ne i kujtojmë me krenari civilët e vrarë, përpos se si dëshmorë edhe si kushërinj nga Saliu deri te Fidani, bashkëmoshatari im që ishte vetëm 16 vjeç.

Kujtimi për këta civilë dhe dëshmorët shëmbëllyra si Safet Peci-Boletini, Ramadan Peci, Mursel Boletini dhe Selman Peci na bën të reflektojmë për guximin dhe përkushtimin e tyre për lirinë dhe shtetin tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta, të cilët me sakrifica të tyre kanë dëshmuar vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë dhe drejtësinë e vendit tonë!

Lavdi!

Rruga Press

YouTube player