Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes.
Isufi ka shprehur nderimin për besimin e dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë të shërbejë me përkushtim ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi.
Rruga Press

