KryesoreLajme

Balla mbron Ballukun, ndaj së cilës SPAK heton tendera me vlerë 1.2 miliardë euro: “Ndër deputetet më të mira të PS-së”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, doli në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar si një ndër deputetet më të mira të PS-së, pavarësisht hetimeve të SPAK-ut për procedura tenderimi publik me vlerë të përgjithshme rreth 1.2 miliardë euro.

SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Ballukut për korrupsion, por kërkesa nuk u miratua nga deputetët.

Lexo më shumë  Kongresmenët amerikanë: Shqipëria tashmë është një autokraci elektorale

“Sa i përket prezencës në zonën zgjedhore, është ndër deputetet më të mira të PS-së. Të ftoj nesër në orën 17:00 në ‘Prania besnike’ në Fier, të shkosh atje ta shohësh”, deklaroi Balla.

Vlera prej 1.2 miliardë eurosh i referohet nëntë procedurave të tenderimit të përfshira në hetim.. Në rastin e Tunelit të Llogarasë, raportimet kanë ngritur pikëpyetje për një diferencë prej rreth 12 milionë eurosh mes ofertës së përzgjedhur dhe një oferte tjetër.

Lexo më shumë  Kurti: Institucionet duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve më të thjeshta dhe më të qasshme

Me sa duket Belinda Balluku do jetë ndër deputetët më të mirë të PS-së derisa ndonjë deputet tjetër të kalojë shifrën e të paktën 1.2 miliardë euro tendera në hetim.

YouTube player