Abdixhiku: Unë me 12 deputetë do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë deputetë të partisë së tij kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.
Para mediave ai tha ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur në rrethanat aktuale, ndërsa kërkoi falje nga qytetarët e Kosovës.
Abdixhiku bëri të ditur se ai së bashku me 12 deputetët e tjerë të LDK-së, do të jetë në sallën e Kuvendit ditën kur do të votohet për presidentin.
“U kërkoj falje popullit të Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje e me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”, deklaroi Abdixhiku.
“Unë, me 12 deputetë, do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti”, shtoi ai.
Rruga Press

