KryesoreLajme

Dëmtimi i rrugës, banorët e Ishmit në protestë: Rruga u dëmtua nga porti i jahteve në Lalëz

Dëmtimi i rrugës për banorët e njësisë administrative Ishëm, në Durrës, është kthyer në një problem jo vetëm për ta, por edhe për turizmin. Ata kanë protestuar këtë të mërkurë dhe kërkojnë marrjen e masave për sistemimin e aksit, i cili, sipas tyre, është dëmtuar nga mjetet e tonazhit të rëndë të një kompanie ndërtimi që ka nisur investimin për ndërtimin e një porti jahtesh në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

Banorët e njësisë administrative në Ishëm të Durrësit kanë protestuar këtë të mërkurë për shkak të dëmtimit të aksit rrugor, i cili është kthyer tashmë në një burim aksidentesh për ta. Banorët shprehen se rruga është dëmtuar nga mjetet e rënda të një kompanie ndërtimi që ka nisur investimin për ndërtimin e një porti jahtesh në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

Lexo më shumë  Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Banorët theksojnë se aksi rrugor është rikonstruktuar 2 vitet e fundit, por punimet e dobëta, si dhe kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kanë shkaktuar dëmtime. Por degradimi i mëtejshëm i tij pritet të bëhet pengesë edhe për mijëra shqiptarë të Kosovës që kalojnë pushimet në Gjirin e Lalzit.

Banorët i tremben faktit se, nëse dëmtimi i infrastrukturës rrugore do të vijojë, stina e vjeshtës dhe ajo e dimrit, si dhe regjistrimi i reshjeve të para, do ta kthejnë këtë aks në të pakalueshëm.

Lexo më shumë  Media italiane: “Albanian Files” është prova e pushtetit absolut të Ramës

Rruga Press

YouTube player