KryesoreLajme

​Kongresistët amerikanë pas Preshevës, vijnë në Kosovë, Prattipati i pret në Bondsteel

Delegacioni dypartiak i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam, pas vizitës në Luginën e Preshevës, ka mbërritur pasditen e sotme në Kosovë, ku ka vazhduar agjendën e takimeve zyrtare me fokus sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, delegacioni amerikan është pritur nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati, në kampin ushtarak Camp Bondsteel.

Lexo më shumë  Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të stadiumit `Ferki Aliu` në Vushtrri

Në këtë vizitë, delegacioni amerikan ka kaluar pasditen në Camp Bondsteel, ku është takuar me pjesëtarë të ushtrisë amerikane të dislokuar në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, përfshirë pjesëtarët e Komandës Rajonale-Lindje dhe Grupit Mbështetës për Ballkanin.

Vizita e kongresistëve amerikanë në Kosovë vjen menjëherë pas qëndrimit të tyre në Luginën e Preshevës, ku ata zhvilluan takime me përfaqësues politikë shqiptarë dhe u njohën nga afër me sfidat që komuniteti shqiptar po përballet në Serbi, përfshirë çështjet e integrimit institucional, të drejtave të pakicave dhe zhvillimit ekonomik.

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

Prania e delegacionit në Camp Bondsteel dhe takimet me trupat amerikane të KFOR-it nënvizojnë edhe një herë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në misionet paqeruajtëse dhe në garantimin e sigurisë në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s.

YouTube player