Lajme

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të debatohet për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026.

Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa deputetët pritet të diskutojnë për gjetjet dhe rekomandimet e raportit, si dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet për adresimin e tyre.

Lexo më shumë  Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang politik

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 trajton çështje në lidhje me funksionimin e institucioneve, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Gjatë debatit parlamentar pritet të shqyrtohen rekomandimet e Brukselit dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Rruga Press

YouTube player