Bota

Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës

Bashkimi Evropian ka thirrur përfaqësuesin e Rusisë në Bruksel pasi Moska i paralajmëroi të martën vendet perëndimore të tërhiqnin diplomatët e tyre nga Ukraina.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, u ka thënë gazetarëve në kryeqytetin belg se BE-ja kishte “thirrur të ngarkuarin me punë rus… dhe kishte përcjellë mesazhet tona se kjo është qartësisht e papranueshme”.

“Rusia po përpiqet vetëm të mbjellë panik duke lëshuar këto kërcënime”, ka thënë Hipper.

Rusia ka kërcënuar se do të nisë një valë të re “sulmesh sistematike” kundër Kievit, vetëm disa ditë pasi kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Gjenerali estonez: Jemi gati për Rusinë

Sulmet e reja do të synojnë “qendrat e vendimmarrjes dhe postet komanduese”, si dhe objektet për prodhimin e dronëve në qytet, ka thënë ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Moska u ka bërë thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largohen nga Kievi “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe ka paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg ndërtesave administrative dhe ushtarake.

Ambasadorët rusë i kanë thirrur veçmas edhe shtetet kryesore të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Holandën, e po ashtu Norvegjinë. 

E presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se kur shtetet baltike vihen në provë, po vihet në provë edhe Evropa në tërësi, thotë von der Leyen.

Lexo më shumë  Papa Leone: Inteligjenca artificiale nuk duhet të dominojë njerëzimin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se “kjo është një strategji e qëllimshme nga Rusia që përpiqet të destabilizojë shoqëritë tona demokratike”. 

Ajo ka shtuar se “këto nuk janë incidente të izoluara, kjo është një strategji e qëllimshme nga Rusia që përpiqet të destabilizojë shoqëritë tona demokratike”.

Rruga Press

YouTube player