Lajme

Ministrja Bogujevci mirëpret ekipin e filmit “Dua” pas suksesit në Festivalin e Filmit në Kanë

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka mirëpritur sot ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Siç theksohet në postimin e shpërndarë në Facebook, Bogujevci ka përgëzuar regjisoren Blerta Basholli për arritjen e madhe për kinematografinë e Kosovës.

Ajo tutje shton se është krenare për sukseset që aktorët shqiptarë tashmë kanë arritur në festivalet e famshme botërore.

Lexo më shumë  Skandali i Marinës së Durrësit/ Dokumenti që fundos qeverinë, ndryshoi projektin në dhjetor 2025!

Postimi i plotë i Bogujevcit (pa ndërhyrje):

“Me shumë kënaqësi prita sot në kabinet ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Festivalin e Kanës, ku filmi u nderua me çmimin “SACD” në kuadër të “Semaine de la Critique”.

I përgëzova regjisoren Blerta Basholli dhe gjithë ekipin për këtë arritje të rëndësishme për kinemanë tonë.

Ky vlerësim, i ndarë nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë, dëshmon edhe një herë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik që po arrijnë filmbërësit tanë në botë.

“Dua” është sukses i merituar që na bën krenarë të gjithëve dhe një tjetër dëshmi se kinemaja jonë po vazhdon të zërë vend të rëndësishëm në festivalet më prestigjioze të botës”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
YouTube player