Lajme

Përparim Rama nuk e pyet Lumir Abdixhikun, zyrtarizon koalicionin me PDK-në duke emëruar nënkryetaren e tyre për kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zyrtarizuar Besianë Musmuratin e Partisë Demokratike të Kosovës si nënkryetare të Komunës, duke injoruar njoftimin paraprak të LDK-së, se nuk ka marrëveshje politike me PDK-në për bashkëqeverisje në kryeqytet. 

Në një shkrim në Facebook, ai ka njoftuar për fillimin e “një bashkëpunimi të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti dhe Kryeministri i Kroacisë Plenković diskutojnë forcimin e aleancës në samitin EPC

“Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

E paraprakisht, LDK-ja nën siglën e të cilës fitoi zgjedhjet Rama, mohoi ndonjë marrëveshje me PDK-në.

Lexo më shumë  FMN-ja vlerëson progresin e Kosovës në stabilitetin financiar

Rruga Press

YouTube player