Lajme

Përparim Rama nuk e pyet Lumir Abdixhikun, zyrtarizon koalicionin me PDK-në duke emëruar nënkryetaren e tyre për kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zyrtarizuar Besianë Musmuratin e Partisë Demokratike të Kosovës si nënkryetare të Komunës, duke injoruar njoftimin paraprak të LDK-së, se nuk ka marrëveshje politike me PDK-në për bashkëqeverisje në kryeqytet. 

Në një shkrim në Facebook, ai ka njoftuar për fillimin e “një bashkëpunimi të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës”.

Lexo më shumë  Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen

“Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

E paraprakisht, LDK-ja nën siglën e të cilës fitoi zgjedhjet Rama, mohoi ndonjë marrëveshje me PDK-në.

Lexo më shumë  Diaspora protestë në Bruksel, aktivistja: Shqiptarët nuk ndalen deri në rrëzimin e Ramës

Rruga Press

YouTube player