KryesoreLajme

Maqedonci pret zyrtaren e NATO-s, temë bashkëpunimi me aleancën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.

Bëhet e ditur se zyrtarja e lartë e NATO-s është njoftuar nga ministri për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë takim, Maqedonci ka ritheksuar se objektiv i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Ai nënvizoi se vazhdohet me përkushtim koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksoi se objektiv i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdojnë edhe më fuqishëm të japin kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka thënë Maqedonci gjatë takimit që ka pasur me zyrtaren e lartë të NATO-s e cila po qëndron në Kosovë.

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.
YouTube player