KryesoreLajme

Konjufca takon ambasadoren Eevamari Laaksonen: Kosova dhe Finlanda thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe reformat europiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”

Gjatë bisedës, palët u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. U vlerësua gjithashtu roli i diasporës kosovare në Finlandë, e përbërë nga rreth 20 mijë bashkatdhetarë, si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe mundësia e nisjes së procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve, si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve.

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Finlandën dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Rruga Press

YouTube player