KryesoreLajme

Rrjoll, dy banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

Vijojnë përplasjet e forta në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku edhe këtë të premte nuk kanë munguar incidentet mes banorëve dhe forcave të policisë.

Sipas burimeve nga terreni, dy banorë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve fizike dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Situata është paraqitur e tensionuar prej ditësh, ndërsa banorët vazhdojnë rezistencën e tyre kundër punimeve për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.

Prej rreth një muaji, banorët janë në protestë të vazhdueshme, duke kërkuar pezullimin e punimeve dhe hapjen e një dialogu me institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkohë, prania e shtuar e forcave të policisë ka rritur më tej tensionin në zonë.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Banorët shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmërojnë vijimin e protestave deri në një reagim konkret nga autoritetet.

YouTube player