KryesoreLajme

Trevjetori i luftës në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar Kosova i dërgoi Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në trevjetorin e nisjes së pushtimti të shkallës së gjerë në Ukrainë nga Federata Ruse, kujton edhe mbështetjen që dha Kosova ndaj Ukrainës.

“Në këto tri vite, ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim. Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas”, u shpreh Maqedonci.

Tutje, theksoi ministri në detyrë se “Në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbreterine e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake”, shkroi Maqedonci.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Postimi i plotë i Maqedoncit në Facebook:

Sot 3 vite më parë, Rusia nisi agresionin e saj me qëllim të pushtimit të Ukrainës, duke risjellur luftën e këtyre përmasave në kontinent e ndryshuar pozicionet e shteteve mbi paqen dhe nevojën për rritje kapacitetesh ushtarake.

Në këto tri vite, populli trim ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka arritur të thyej parashikimet e agresorëve për këtë invazion.

Në këto tri vite, ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim. Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas.

Mes tjerash, në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbreterine e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake.

Kosova është ndër vendet e para që ka strehuar disa gazetar ukrainas të cilët vazhdojnë të ushtrojnë profesionin nga këtu.

Populli Ukrainas na ka rikonfirmuar edhe njëherë që atdhe dashuria dhe sakrifica janë elemente më të rëndësishme sesa fuqia ushtarake e armikut përballë.

Liri për Ukrainën 🇺🇦!

Rruga Press

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev
YouTube player