Bota

Partitë gjermane refuzojnë koalicionin me partinë ekstreme AfD-në

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka arritur paraqitjen më të fortë nga një parti e ekstremit të djathtë që nga Bota e Dytë Botërore, duke u bërë forca e dytë më e madhe në parlamentin kombëtar dhe partia më popullore në Gjermaninë lindore.

Megjithatë, partitë kryesore të vendit ende refuzojnë të punojnë me të. 

Parimi njihet si një “mur i zjarrit” kundër forcave ekstreme të djathta pas traumës së epokës naziste, raporton AP.

Lexo më shumë  Belgjika hap fabrikën më të madhe të satelitëve në Evropë, synon të rivalizojë Starlink

Merz ka përjashtuar një koalicion me AfD-në, teksa Olaf Scholz, partia Social Demokrate e të cilit mund të jetë e nevojshme si një parti e vogël në qeverinë e ardhshme, ka thënë të dielën se shpreson që të gjitha partitë politike të vazhdojnë refuzimin e tyre tradicional për të punuar me të djathtën ekstreme.

“Asnjë bashkëpunim me të djathtën ekstreme”, është shprehur Scholz.

Lexo më shumë  Putini nuk shpreson më te fitorja ushtarake, por te përçarja e Perëndimit për ta fituar luftën në Ukrainë

Megjithatë, një numër në rritje gjermanësh mendojnë se partitë e tjera kanë dështuar të menaxhojnë imigracionin në shkallë të gjerë në Gjermani të dekadës së fundit.

Rruga Press

YouTube player