Lajme

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Grupi parlamentar i partisë katalunase ‘Junts’ ka paraqitur një nismë për t’i propozuar qeverisë spanjolle njohjen e Kosovës si shtet sovran.


Kjo nismë e cila do të debatohet dhe votohet nesër në parlament, argumenton se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik me 1.7 milion banorë, i njohur nga mbi 100 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi


Sipas Europapress.es, në këtë nismë Junts kujton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010, që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Refuzimi i Spanjës për njohjen e Kosovës, sipas Junts, pengon përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE dhe destabilizon rajonin në një kohë të tensionuar për shkak të luftës në Ukrainë.


Junts thekson se është e pa pranueshme që Spanja ndjek të njëjtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia me mosnjohjen e Kosovës. Ata vënë në dukje se Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën dhe njeh pasaportat kosovare që nga janari.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së


Propozimi i Junts kërkon që parlamenti të nxisë Qeverinë spanjolle të njohë menjëherë Republikën e Kosovës si shtet sovran.

Rruga Press

YouTube player