Lajme

Të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Drejtësisë, thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në lëvizjen e tyre.

Një grup të rinjsh është futur në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”. Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë.

Lexo më shumë  Protesta në Tiranë/ Blindohet kryeministria, mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë

“Rama në Burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët”, ‘Poshtë patronazhistët”, ishin thirrjet e tyre.

Rruga Press

YouTube player