KryesoreSport

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024. Trajneri Sylvinho tashmë ka vendosur për formacionin që do të inkuadrojë nga minuta e parë.

Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e grupeve ndaj “La Rojas”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe tashmë ka në mendje formacionin që do ta vendos nga minuta e parë.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Braziliani nuk është se do të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja me Kroacinë, pasi vetëm dy lojtarë pritet të ndryshohen.

Ivan Balliu do ta marrë vendin e Elseid Hysajt, ndërsa Armando Broja do të kthehet nga minuta e parë në vend të Rey Manajt.

Vendin e tij në portë do ta ruajë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje përveç Balliut, do të luajnë edhe Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë, do të mbesin lojtarët e njëjtë, treshja e formuar nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.

Lexo më shumë  Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Edhe në krahët e sulmit, Jasir Asani dhe Nedim Bajramit do të mbajnë vendet e tyre, për të ndihmuar mesfushën dhe Brojën e vetëm në qendër të sulmit.

Arbër Hoxha dhe Ardian Ismajli edhe këtë ndeshje pritet ta nisin nga banka, pasi nuk kanë arritur t’i fitojnë balotazhes me Asanin, respektivisht Ajetin.

Rruga Press

YouTube player