Lajme

Konjufca takon ambasadorin Szunyog, diskutojnë për harmonizimin e ligjeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të perspektivës evropiane.

Konjufca dhe ambasadori Szunyog u pajtuan për rëndësinë e përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit, në kuadër të ecjes në drejtim të aspiratave eurointegruese të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Ndërpritet seanca konstituive, Kurti kërkon kohë shtesë për diskutime për president

Kreu i Kuvendit u shpreh se angazhimi parlamentar sa i përket miratimit të ligjeve dhe harmonizimi i tyre me BE-në është gjithnjë në fokus, duke përmendur gatishmërinë institucionale për konsultime sa më të shpeshta për rezultate sa më të mira.

Ambasadori Tomáš Szunyog e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e mëtutjeshme për bashkëpunim të gjithanshëm, sipas nevojave të përmbushjes së synimeve të përbashkëta, njofton Zyra për Informim e Kuvendit.

Lexo më shumë  Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë sfidon Ramën: Dëgjesa publike në çdo fshat. Iu shërbej qytetarëve, karrigia e përkohshme

Rruga Press

YouTube player