Lajme

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatin gjashtëmujor të saj, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri sot.

Gjashtë muajt e Haxhiut si u.d. e presidentes përfunduan më 4 tetor. Më 6 tetor përfundon afati kushtetues për të zgjedhur president të ri. Në rast se sot kjo nuk mbërrihet, Kosova shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. Zgjedhjet shpallen nga presidenti.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, shprehet Presidenca. “Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh Presidentit (kush i shpall zgjedhjet). Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës. Qëndrimi ynë është se duhet të sigurohet një zgjidhje kushtetuese që mundëson shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara”.

Lexo më shumë  “Rama autokrat! Dorëhiqu!”/ Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Rruga Press

YouTube player