“Gjykatën Speciale e votuan vetë, tani duan ta ‘zhbëjnë’: Ligji, pastaj zgjedhje”
Shkruan Donik Sallova
Gjykatën Speciale e votuan vet. Tani po duan ta “zhbëjnë”. Qeveria i përkrahu dhe ua dha miratimin për procedimin e Ligjit në Kuvend. VV-ja ua dha nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e ligjit, se s’kanë deputetë as për kaq.
Ligji u miratua në lexim të parë me votat e VV-së se këtyre populli nuk u ka dhënë vota as ligje me miratu. VV-ja po u kërkon të rrinë në sallë dhe ta bëjnë kuorumin për votim të presidentit, nuk po ua kërkon votat sepse VV i ka votat për presidentit në raundin e tretë. President konsensual nuk propozojnë në mënyrë që të votohet që në raund të parë. “Ligjin, pastaj bisedojmë”, po thonë. Jo, kjo do të thotë ligjin, pastaj zgjedhje. Por, çfarë duhet ligji pa shtet?!
Rruga Press

