Lajme

Bislimi: Do të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në NATO

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm, faktin që të hënën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosovës i është dhënë statusi i anëtarit të asociuar, përcjell KosovaPost.

Bislimi ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në këtë organizatë.

Lexo më shumë  Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Rruga Press

Lexo më shumë  15 milionë euro për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike
YouTube player