Rrustemi: Nëse opozita ka pajtueshmëri për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja e mbështet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se nëse opozita ka pajtueshmëri për shpërndarja të Kuvendit, atëherë edhe mazhoranca do ta mbështet këtë.
Por, sipas tij, njëherë duhet pajtueshmëri dhe përfshirje të tërë spektrit politik për të vendosur për zgjedhur datën e zgjedhjeve të parakohshme.
“Jemi dakord nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës për një datë të cakto për zgjedhje të parakohshme, respektivisht për shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm për të diskutuar shpërndarjen e Kuvendit. Po kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e krejt opozitës dhe të komplet spektrit politik. Data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet është një proces që i përfshirë të gjitha partitë politike.
Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, ne jemi të gatshme për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit. Ka qenë në rrafshin e pritjeve të saj për seancë të enjten, nuk ka pasur kërkesë që të renditet si pikë shpërndarja e Kuvendit, por nëse opozita dakordohet për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, grupi parlamentar është i gatshëm”, ka thënë Rrustemi.
Rruga Press