Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë

Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan një regjim të ri sanksionesh për të ndëshkuar abuzimet serioze të të drejtave të njeriut në Rusi.

Sistemi i ri i sanksioneve u krijua pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe synon individë dhe organizata përgjegjëse për shtypjen e opozitës.

‘’Regjimi i sanksioneve të BE-së u krijua posaçërisht për abuzimet e të drejtave të njeriut në Rusi për nder të Navalny. Rreth 20 objektiva janë përzgjedhur për t’u përfshirë në një listë fillestare’’, theksuan diplomatët.

Lexo më shumë  Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre – i quan “fantazmat e Kievit”

Këto masa ndëshkuese janë të ndara nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu masa ndëshkuese, veçanërisht ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ngrirjen e aseteve të mbajtura në bllok.

Pas vdekjes së Navalny në një kamp burgu në Siberi në mes të shkurtit, anëtarët e BE vendosën sanksione ndaj 33 personave nga sistemi gjyqësor dhe politik i Rusisë nën një regjim ekzistues sanksionesh.

Lexo më shumë  Pse Netanyahu shkriu kabinetin e luftës në Izrael

Dy kolonitë penale ku Navalny u burgos për herë të fundit u shtuan gjithashtu simbolikisht në listën e sanksioneve të BE-së. Nuk është arritur ende një marrëveshje për raundin e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Për herë të parë, është duke u konsideruar sektori fitimprurës i gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player