Lajme

Kurti: Tash kemi shumë punë përpara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si Presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të muajit tetor.

Kurti ka thënë se tash fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.

Lexo më shumë  Protestat studentore në Tiranë, lirohen 12 protestues

“Tash kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Dhe posa u përshëndetëm sot përsëri, kemi presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetor 2026”, tha ai para gazetarëve.

Rruga Press

YouTube player