KryesoreLajme

Policia e Kosovës ndërpret në veri parafushatën për zgjedhjet në Serbi

Policia e Kosovës ka ndërprerë në veri të Mitrovicës një aktivitet të parafushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk do të lejohen aktivitete të tilla në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

“Kemi marrë informatën se një tubim parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Sebri po mbahet në shkollën teknike. Ne kemi instruksione nga autoritetet urdhërdhënëse që të mos lejojmë asnjë aktivitet të tillë parazgjedhor të Serbisë në territor të Kosovës”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Manxhuka: Godisni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegja jonë politike është e pastër, si loti

Ai ka bërë të ditur se në tubim janë parë zyrtarë të Listës Serbe. Sipas tij, nga turma e njerëzve është pretenduar se po bëhet fjalë për një mbledhje për çështje arsimi. “Megjithatë u shpërndanë menjëherë”, ka thënë ai.

Serbia mban zgjedhjet më 25 tetor 2026. Në vitin 2022, Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, në komunat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

Lexo më shumë  Ngrohen më pak, konsumojnë më pak: Shqipëria ndër vendet me energjinë familjare më të ulët në Evropë

Rruga Press

YouTube player